FOTOLAJMI/ Alibeaj dhe Majko festojnë me strukturat e PS-së
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili mban dhe drejtimin e Partisë Demokratike, të paktën deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës, është fotografuar me kolegët socialistë dhe demokratë.
Në krah të Alibeajt ishte deputeti socialist, Pandeli Majko.
Po ashtu të pranishëm në tryezë ishin edhe deputetët e qarkut të Dibrës, Lavdrim Krashi i PS-së dhe Kreshnik Çollaku i PD-së, si dhe drejtues të PS në diasporë, ndërsa nuk dihet arsyeja e kësaj feste ku nuk kanë munguar birrat.
Ndërsa ka qenë vetë socialisti Majko i cili ka zbuluar vend-takimin mes tyre, ndërsa shprehet se po i japim lirinë njëri-tjetrit, që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…
“Në Britaninë mike, në Londër… Me miq të mirë nga Hasi dhe me shumë! Po i japim lirinë njëri-tjetrit, që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…”, shprehet Pandeli Majko në komentin e tij bashkëngjitur fotove nga takimi.
Në Britaninë mike, në Londër… Me miq të mirë nga Hasi dhe me shumë!
— Pandeli Majko (@PandeliMajko) January 30, 2023
Po i japim lirinë njëri-tjetrit, që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi… pic.twitter.com/QqGKbnEKU2