Berisha: Kongresi i Partisë Popullore Europiane votoi rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme PD-së
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Kongresi i Partisë Popullore Europiane votoi rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme PD-së.
Berisha: Së pari përshëndetjet më të përzemërta ju sjell ju qytetareve dhe qytetarëve të Astirit, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane në të cilin u fol për ju më shumë se për të gjithë të tjerët.
Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj.
Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama.
Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së.
Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie.
Miq, qëndresa juaj, angazhimi juaj, përmbysja që po i bëni narkodikaturës, po jehon në Europë dhe në botë.
Një përshëndetje kam unë për drejtuesin politik të kësaj zone, përfaqësuesit tuaj të ardhshëm në parlamentin shqiptar, pra zotin Klevis Balliu, zotërinjtë Grigels Muçollari dhe zotin Pano, dy djem të shkëlqyer.