Berisha: Kam 32 vite që merrem me zgjedhje, me Ramën nuk ka zgjedhje, çfarëdo që të bëjmë

I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se Opozita duhet të bëjë një analizë të thellë lidhur me atë që e quan si vjedhje të votave në 14 maj.

Ai tha se si njeri në 32 vite që merrem me proceset zgjedhore, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, çfarëdo që të bëjë PD-ja.


 

Berisha: Opozita duhet të bëjë një analizë të thellë. Gjëja më e gabuar për mua për PD-në është të injoronte farsën zgjedhore dhe ta legjitimonte atë dhe të vazhdonte analizën sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk pajtohemi me asnjë akt që ka ndodhur. Do ta bëjmë analizën dhe do të nxjerrim përgjegjësitë e do të zbatohet statusi.

Ky proces do të përfundojë pasi të mbyllur procesi i mbrojtjes së votës. Ne duhet të bëjmë çdo analizë të thellë dhe të rrisim besimin tek shqiptarët. Ju garantoj si njeri në 32 vite që merrem me proceset zgjedhore, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, çfarëdo që të bëjë PD-ja. 

 

EMISIONET