Berisha: Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e Ramës, SPAK-u jo. Ja njerëzit që lidhin fijet ruse për Ramën

Arrestimi i djeshëm i ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, që vetë kryeministri shqiptar e ka pranuar se është mik i tij, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus.

Nga foltorja e selisë së PD-së, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se pak muaj më parë, e ka denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Dhe nisur nga rrjedhoja  egnjarjeve Berisha tha se për këtë ccështje edhe gjykata amerikane ka këkruar hetimin ndaj kryeministri shqiptar.

Berisha tha se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë, ndërsa shtoi se Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri.

Dorian Duçka, sipas FBI-së, citoi Berisha, qëndron në paradhomën e kryeministrit.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi se “SKAP”-i i partisë nuk heton, duke paralajmëruar se PD-ja do të kërkojë Komision Hetimor Parlamentar për këtë ccështje,

“Pra, siç e shihni, një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij.

Çfarë është zbuluar ndërkohë?

Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve.

Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.

Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht.

Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë.

Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa.

Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.

Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.

Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!

Pra, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje, por 225 mijë dollarë ia dorëzoi përmes Agron Nezës.

E vërteta është se McGonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas dhe për të cilat u arrestua.

Në të gjitha materialet, edhe ato direkt të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona, në afërn McGonigal janë jo vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka quhet personi B. Por identifikohen fare lehtë në mediat e tjera. Kurse Rama nuk është as A, as B, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm.

Në historinë e FBI, ky është zyrtari më i lartë që ky institucion i vë hekurat.

Për të gjitha këto, PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës.

Për të gjitha këtu, rikujton shqiptarëve se nuk janë të rastit qëndrimet e Edi Ramës si agjent influent rus ndaj qëndrimit të Beogrdit për sanksionet ruse.

Agjentët influentë kanë vetëm këto detyra. Të përdorin influencën e tyre në favor të shtetit që i shërbejnë. Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme.

Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh.

SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.

Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.

Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse.

Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme.

Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh.

SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.

Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.

Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse.

Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim të përgjithshëm nga jo një, por disa vende”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.

EMISIONET