Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, që Rama tha se e kishte mik, PL: Po si nuk ke një mik të pastër!

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, që Rama tha se e kishte mik, PL: Po

Arrestimi i djeshëm i një ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus ka bërë jehonë në mediat më të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar dhe detaje nga hetimet e Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Gjigandi mediatik "CNN" ka publikuar një artikull mbi ngjarjen, ku përmendet edhe fakti që McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari, i cili pohohet se është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Partia e Lirisë, e cila përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili ironizon faktin se si ka mundësi që Edi Rama nuk arrin dot të bëjë punë të pastra dhe të ketë miq të pastër.

“Po si nuk bën dot një punë të pastër dhe si nuk ka një mik të pastër Edi Rama!

Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzon për nëntë akuza McGonigal, si edhe se ka bashkëpunuar me oligarkun e njohur rus Oleg Deripaska.

Ja ç’thoshte Edi Rama për këtë McGonigal si mik për kokë që e kishte.

Presim tani që Edi Rama të thotë që përgjegjësia është individuale”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, ndërsa publikon dhe një deklaratë të kryeministrit Rama.

EMISIONET