Berisha edhe 2 ditë imun, Lita: Pavarësisht protestës, fundi është një, të enjten PS do miratojë arrestimin e kërkuar nga SPAK

Të enjten Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë mes zhurmave dhe protestave raportin e Këshillit të Mandateve i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit për deputetin demokra Sali Berisha dhe vënien e tij para drejtësisë sa i përket hetimit të nisur mbi procedurën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari Lavdrim Lita theksoi se me këto protesta që opozita po organizon në mbështetje të z. Berisha po zbehet vetë kuptimi i ptotestës

“Qytetarët shqiptarë kanë probleme më të mëdha për të protestuar, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburanteve apo edhe probleme të tjera më madhore se sa thjesht një protestë për problemin që është i vetëm z. Berisha.

Pavarësisht protestës që do zhvillohet fundi është i qartë, mazhoranca do ta votojë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e z. Berisha. Ky i fundit ka mjaftueshëm deputetë për të mbajtur protesta pa fund, por kjo nuk është zgjidhje në shërbim të qytetarëve apo që i jepo zgjidhje situatës.”, u shpreh gazetari Lavdrim Lita.

siklajda shorja lavdrim lita

EMISIONET