Boçi: Procedura për imunitetin e Sali Berishës, antikushtetuese dhe sulm i pastër politik jo vetëm ndaj tij, por vetë opozitës

Për deputetin demokrat Luçiano Boçi procedura për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha është anti kushtetuese.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” Boçi u shpreh se kjo është konfirmuar tashmë edhe nga avokatët e ish-kryeministrit në seancën e posaçme të Këshillit të Mandateve.

“Përveç kësaj kësaj unë them që ky është një sulm i pastër politik ndaj z. Berisha.

Qëndrimi i z. Alibeaj ishte në sintoni të plotë me atë që është thënë më herët se ka një rakordim të tij dhe deputetëve të tjerë që drejtohen nga Lulzim Basha me mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

Sa i përket protestës së të enjtes është një dëshirë për vazhdimësi të protestës, pasi vazhdimësia është vetë shpirti i protestës”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Luçiano Boçi.

luçiano boçi siklajda shorja

EMISIONET