Berisha denoncon kryebashkiakët: Agron Malaj vjedh me Erion Veliajn, ka marrë 35 milionë euro tendera në Tiranë
Nga qyteti i Burrelit, kryetari demokrat, Sali Berisha, sulmoi kryebashkiakun e emëruar, siç tha ai, nga Edi Rama, Agron Malaj.
Berisha tha se ai vjedh bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
"Me datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet, për të gjitha vjedhjet që i ka bërë.
A e dini se ku i bën vjedhjet Agroni? Do çuditeni ju. I bën me Erion Veliajn në Tiranë.
30 milionë euro ka fituar tendera në Tiranë, kompania e familjes së tij, duke i ndarë me Erion Veliajn.
Agron, largohu vetë më mirë.
Bedri Hoxha, ju garantoj se njeriu që e don Klosin, Matin, qytetarët, njeriu që ka përkushtimin, ndershmërinë më të madhe për ta shndërruar atë bashki në shtëpinë e parë të çdo qytetari, për të përdorur me transparencë të plotë çdo qindarkë.
Por të dy së bashku do përgjysmojnë taksat. Ne jemi parti e taksave të ulëta.
Ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju dhe shoqërinë se paratë e taksave të shtetit. Taksa e ulët është ligji unë", deklaroi kreu i PD-së Sali Beridsha këtë të shtunë nga takimi që zhvilloi me demokratët e Burrelit.