Berisha publikon pamjet: Agim Neza në foto me Rossinin, vartësin dhe ortakun e McGonigal

Berisha publikon pamjet: Agim Neza në foto me Rossinin, vartësin dhe

Kryetari i Partisë Demkratike Sali Berisha ka publikuar një foto të Marko Rossinit, me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.

Në komentin e tij, Berisha thekson se Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal, të cilit kryeministri Edi Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrid gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën "kukull të Putinit".

"Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.

Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrit gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.

( https://fb.watch/ikGxsmrkDj/?mibextid=v7YzmG)

Agron Neza është personi që në 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollar. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI. Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porta Rikës", shprehet Berisha.

Berisha publikon pamjet: Agim Neza në foto me Rossinin, vartësin dhe

agron neza charls mcgonigal edi rama sali berisha fbi

EMISIONET