Berisha: Apeli komunikoi vendimin e marrë në zyrën e Ramës, demokratët do mbrojnë me çdo çmim PD-në

Në sallën e mbushur me simpatizantë demokratë, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se qëndron pas vendimit të sotëm të Apelit që ktheu çështjen e vulës dhe logos së PD për rishqyrtim në shkallë të parë.

Ai deklaroi se demokratët janë të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim pluralizimin politik dhe PD.

Berisha: Sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim: Likujdimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik, të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Sot jemi në një kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin politik në Shqipëri dhe PD.

Berisha deklaroi se vendimi i gjykatës për vulën e PD-së është mbajtur peng për muaj të tërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe u vendos të komunikohej 3 ditë përpara afatit të fundit të regjistrimit në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shtoi se grupimi i Enkelejd Alibeajt pranoi në seancën gjyqësore se nuk kanë qenë palë në këtë proces.

Berisha: Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan, McGonigal, të kaluyar në një seri etapash, sot konkludoj me një vendim të pashembullt në historinë e Europës dhe të botës. Në procesin e sotëm gjyqësor, se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces.

Por gjykata natyrisht, gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës. Anuluan 3 ditë pasi e mbajtën 9 muaj, para skadimit të afatit për regjistrimin në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës mee integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ka qenë palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje. Por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike.

Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik paqësor me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst, unë u bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historike.

Berisha shprehu besimin se demokratët ashtu si kapërcyen të gjitha kurthet në të shkuarën, do të kapërcejnë çdo pengesë dhe vështirësi nga Edi Rama.

Berisha: U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, çdo shqiptar sot më shumë se kurrë nga guximi ynë realizimin e këtij misioni. Unë kam besim të madh se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është misioni i lartë moral.

Të mendosh dhe të diktosh tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaja, mban përgjegjësinë dhe dëshmon se je si babai dhe daja yt, një xhelat i të vërtetave, lirisë dhe Meriton çdo ndëshkim. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e kësaj qeverisje armiqësore dhe asgjësuese nga Edi Rama, do marrë vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme.

EMISIONET