Apeli zhbën “Zhukrin”: Për pak ditë do të regjistrohemi në KQZ për zgjedhje, kryetari i PD-së Alibeaj
Indrit Sefa përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt bëri me dije se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e deputeti demokrat për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Zhukrit.
Ndërkohë, avokati pohoi se Partia Demokratike do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 majit.
Sefa: Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues. Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve. Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë të njëjtin vendim si Zhukri. PD ka organe legjitime të saj.
Nga ana tjetër, avokati po i palës së Alibeajt tha se pas vendimit të gjykatës tashmë nuk ekziston më vendimin i gjyqtarit Agron Zhukri dhe kryetar është Alibeaj.
“Vendimi Zhukri nuk ekziston më! Ka organe legjitime partia. Nuk është selia. Kryetari i PD-së është Enkelejd Alibeaj. S’kemi dorëheqje për aq kohë sa çështja është akoma në gjykim. Duke filluar nga e hëna do të paraqesim dorëheqjen e Lulzim Bashës.”