Apeli rrëzon Berishën, pranon kërkesën e Alibeajt, vula e PD-së kthehet në shkallë të parë, zhbëhet "Zhukri"

Apeli i Gjykatës së Tiranës e ka kthyer sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së ditën e sotme.

Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt.

Kështu, Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit.

Indrit Sefa: Gjykata vendosi rikthimin në shkallën e parë, me një trupë tjetër gjyqësore. Ky ishte vendimi që u mor sot. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Do të regjistrohemi të hënën në KQZ. Nuk ka gjyqtar që të marrë të njëjtin vendim si zoti Zhukri. PD ka organe legjitime që do të vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje drejtimi, vulash. Legjitimiteti u vërtetua sot. Ka organet e veta PD që marrin vendimet për këtë punë.

PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Edhe njëherë, PD ka një seli dhe organet legjitime. Mos më kërkoni të shpreh, nëse nuk e kuptoni, unë nuk mund të flas personalisht për veprime kolegjiale. Kodi Zgjedhor është i qartë, na e lini ne juristëve në dorë se e zgjidhim ne. Ne nuk i dimë afatet e gjykatës. Nuk flas as për fitore, as për gjysëm-fitore. PD e ndihmojnë që të gjitha pjesët e saj të jenë për demokratët. Vendimet e gjykatave janë vendime të zbatueshme. 

EMISIONET