"Bëmë gjithë këtë zhurmë të madhe"/ Shehi ironi e batuta ndaj Ramës dhe opozitës: Të gënjen mendja, ke sëkëlldi

"Bëmë gjithë këtë zhurmë të madhe"/

Deputeti Dashamir Shehi, nga foltorja e Kuvendit nuk i ka kursyer ironitë dhe batutat, teksa foli për çështjen McGonigal dhe përfshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në dosjen hetimore amerikane.

Ai u shpreh se Edi Rama ka bërë gabim duke menduar se përveç drejtësisë shqiptare, mund të kontrollojë dhe atë amerikane.

“Ky zyrën e ka në shpinë, ndaç të ulet në aeroport të Vjenës, ndaç në Paris ky mendon se këtu është shteti, ndaj ka gabuar, se mendon se është shumë i fuqishëm, dhe s’kanë për ta gjet kurrë.

E gjetën ata se ne s’do e kishim marrë vesh kurrë. Ironia është se këtë e bën një njeri që ka 10 vjet që na turret këtu dhe na thotë ju shani Shqipërinë në anglisht. Jo mo burrë, ne të shajmë ty në anglisht dhe në të gjitha gjuhët që dimë, Shqipërinë e duam, ndërsa ty s’kemi për të ndaluar kurrë.

Ky paska të drejtë të vjedhë dhe spiunojë në anglisht, ne s’kemi të drejtë t’ia vëmë në dukje. Ndaj them që e vetmja rrugë është largimi i tij.

Kam frikë se çështja është shumë e thellë, sepse ky ka pasur kurajo se këtu i blen të gjithë, dhe ka menduar me mendjen e vet se mund të blejë dhe Amerikën.

Ndaj është në këtë sëkëlldi të madhe. Ndaj do u thoja kolegëve të mazhorancës merrni vendimet tuaja, por reflektoni se nesër mund t’u vijë zor për këto fjalë që keni thënë sot.

Kolegëve të opozitës dua t’u them që në sallë duhej të ishin shumë më tepër se bëmë gjithë këtë zhurmë të madhe”, u shpreh Dashamir Shehi.

edi rama kuvendi dashamir shehi

EMISIONET