Edhe FRD nesër në shesh me opozitën, Sali Shehu: Ju ftoj të gjithëve në shesh!

Protestës së nesërme të opozitës para kryeministrisë do t’i bashkohet edhe partia Fryma e Re Demokratike.
Sali Shehu u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës dhe të gjithë të votojnë një kandidat të përbashkët për kryetar të bashkisë në zgjedhjet e datës 14 Maj.
“Përshëndetje të gjithëve miq ! Ju përshëndes dhe ju uroj ditë të mbarë ! FRD u bën thirrje gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës , ashtu siç i fton të gjithë të votojnë një kandidat të përbashkët për kryetar të bashkisë në zgjedhjet e datës 14 Maj! Sllogani ynë është: "BASHKIM ! LIDERSHIP! FORCË!" Ju ftoj të gjithëve në këtë lajtmotiv! Sali Shehu.”

