Kë do të djegë "furra" e SHBA? Zekthi: Seanca e sotme më antiparlamentarja, Rama dha shfaqje
Analisti dhe gazetari Fitim Zekthi në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka folur lidhur me seancën e sotme parlamentare.
Ai tha se sjellja e Ramës "është një sjellje antiparlamentare".
Zekthi: Është një sjellje antiparlamentare e kryeministrit. Nuk ka ndodhur të ketë një çështje më antiparlamentare sesa kjo e sotmja. Detyra e parlamentit është të kontrollojë punën e qeverisë. Kryeministri në vend që të përgjigjet me përgjegjësi ndaj shqiptarëve e kushtetutës, pasi refuzoi të fliste për një muaj shkon sot dhe bën një shfaqje edhe më antiparlamentare. Duke qenë se parlamenti nuk ka fuqi ta rrëzojë apo ta shkarkojë, sillet në këtë mënyrë. Ku vjen dhe bën një sjellje antiparlamentare që tregon se parlamenti nuk ekziston. Ai ka kryer një akt të pashembullt në një vend që pretendohet të jetë diplomatik.

