Belind Këlliçi: Jemi në periudhë reflektimi, por pati vjedhje votash në zgjedhje

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një dalje për mediat komentoi zgjedhjet e 14 majit.

Ai theksoi se kjo është përiudhë reflektimi për PD-në, ndërsa shtoi se në zgjedhjet lokale vota u vodh.

“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë.

Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh.

Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se ça nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në zgjedhje. Të mblidhemi dhe të flasim.”, tha Belind Këlliçi.

EMISIONET