S'e mbajti dot Shkodrën, Bardh Spahia shfajësohet: Institucionet u përfshinë në fushatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2023, 12:00
Kandidati humbës në zgjedhjet vendore për bashkin e Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi sot se demokratët nuk na braktisën dhe votat e tyre janë aty.
Në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes në selinë blu, Spahia tha se institucionet shtetërore u përfshinë në fushatë.
“Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty”, deklaroi Spahia.