BE - SHBA urojnë shqiptarët: Fitër Bajrami ju sjelltë gëzim, lumturi dhe paqe

BE - SHBA urojnë shqiptarët: Fitër Bajrami ju sjelltë

Pas 30 ditëve agjerim besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e festës.

“Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë në Shqipëri! Uroj që kjo ditë e shenjtë t’ju sjellë gëzim, lumturi, paqe dhe prosperitet,” uroi ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë përcolli sot urimin e saj për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Ambasada e SHBA dërgon urimet më të ngrohta për të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.

Si kulmi i muajit të Ramazanit, kjo festë është një kohë mirënjohjeje, dhembshurie dhe bujarie përmes akteve të agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Urojmë paqe, shëndet dhe gëzim për të gjithë ata që festojnë sot”, thuhet në mesazhin e urimit.

BE - SHBA urojnë shqiptarët: Fitër Bajrami ju sjelltë

EMISIONET