Rama dhe Nikolla urojnë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin.
Mëngjesin e sotëm pas 30 ditëve agjerim në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptare falën namazin në “Sheshin Skënderbej”.
Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë besimtarët myslimanë duke publikuar edhe një foto të xhamisë.
“Gëzuar Fiter Bajramin”, uroi Rama.
Një urim për besimtarët vjen dhe nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin.
Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim.
Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Kryetarja Nikolla.