Basha: Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog

Basha: Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se, “penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë”, tha Basha.

“Europa nuk mund të vazhdojë të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur më 24 shtator dhe as të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë, presidenti i të cilës sfidon hapur,  duke refuzuar  sanksionet ndaj Rusisë dhe duke u shfaqur në krah të Vladimir Putin”, theksoi Basha.

“Skenarët për destabilizimin e gjithë rajonit janë para syve të çdokujt, ndaj është i domosdoshëm angazhim maksimal Euro-Atlantik në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe përmbylljen me një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke”, u shpreh më tej Basha.

“Si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Europë tani është koha që 4 vendet e mbetura të NATO-s t’i hapin rrugë anëtarësimit të Kosovës në Aleancë duke nisur me përfshirjen në Partneritetin për Paqe”, tha Basha.

EMISIONET