Bardhi: Edhe sot shkollat bëjnë mësim me 2 turne, Veliaj 8 vite në bashki dhe nuk e mbajti si premtim

Bardhi: Edhe sot shkollat bëjnë mësim me 2 turne, Veliaj 8 vite

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit shkruan se nga viti 2016 Erion Veliaj premtonte zgjidhjen e problemit të shkollave me turne, ndërsa thekson se problematika vazhdon edhe sot.

Ajo shton se në 14 maj, qytetarët e Tiranës, me votën e tyre, do i thonë stop mashtrimeve të Erion Veliajt dhe do të votojnë për të ardhmen e tyre.

Bardhi: Nga viti 2016 Erion Veliaj premtonte zgjidhjen e problemit të shkollave me turne. Por, në vitin 2023, sërish në Tiranë ka shkolla ku mësimi bëhet me turne. Një kryebashkiak që për dy mandate nuk arriti të përmbushë një premtim nuk meriton që të marrë edhe një tjetër mandat.

Në 14 maj, qytetarët e Tiranës, me votën e tyre, do i thonë STOP mashtrimeve të Erion Veliajt. Votoni për të ardhmen e qytetit, për të ardhmen e fëmijëve tuaj! Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që zgjidh problemet e qytetarëve, jo që i shton hallet. E ardhmja e qytetit dhe e fëmijëve në duart tuaja!

EMISIONET