Bardhi e Tabaku pas rrëzimit të Bordit të ushqimeve: Betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj

Bardhi e Tabaku pas rrëzimit të Bordit të ushqimeve: Betejë

Deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Ushqimeve.

Gazment Bardhi shkruan një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj dhe se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik.

“Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj! Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo koleg që mbështeti këtë iniciativë”, deklaron Bardhi.

Ndërsa deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët fituan.

“Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues!

Një tjetër betejë e fituar nga Grupi Parlamentar i PD që dërgoi ne GJK Bordin e Çmimit të Ushqimeve!

Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul!

Shpresoj shumë që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin mbk bordin e karburanteve.

Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues.

Bordi Socialist tanimë duhet shkrirë! Ndërsa qytetarët presin të merret vendimi mbi Bordin e Karburanteve që penalizon shqiptarët dhe kënaq oligarkët”, shprehet Tabaku.

gjykata kushtetuese gazment bardhi jorida tabaku bordi i ushqimeve

EMISIONET