Kushtetuesja rrëzon Bordin e Ushqimit, Sula: Qeveria t’u kthejë qytetarëve paratë e marra padrejtësisht!

Kushtetuesja rrëzon Bordin e Ushqimit, Sula: Qeveria t’u kthejë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë sot nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin Bordit të Ushqimit.

Në një reagim në Facebook, deputeti Sula u shpreh se vendimi i Kushtetueses shfuqizoi ligjin i cili çdo ditë fuste duart në xhepat e qytetarëve.

Ai ka shtuar se pas një vendimi të tillë, qeveria duhet tu kthejë qytetarëve paratë të cilat i janë marrë në mënyrë të padrejtë me anë të çmimeve të vendosura nga Bordi.

"Qeveria kapet me ‘presh në dore’ me bordin hajdut. Më në fund një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne, grupit Parlamentar të PD dhe rrëzoi Bordin e Vendosjes së Cmimeve. Unë dhe gjithë grupi ynë i opozitës e kemi kundërshtuar qysh prej fillimit ngritjen e një bordi të tillë i cili nuk u erdhi në ndihmë qytetarëve, por grosistëve.

Ndaj së bashku me kolegët e mi vendosëm ta godisnim në Gjykatën Kushtetuese. Sot trupa gjykuese na dha të drejtë dhe shfuqizoi ligjin abuziv që u fuste dorën në xhep qytetarëve cdo ditë duke vendosur cmime në favor të grosistëve.

Tani qeveria duhet tu kthejë paratë e marra në mënyrë të padrejtë me cmimet e vendosura nga bordet qytetarëve. Ndërkohë inkurajojë Gjykatën Kushtetuese të procedojë me shpejtësi edhe me ankimimin që kam bërë së bashku me kolegët e mi për bordin që vendos cmimin e naftës", shprehet deputeti demokrat, Dashnor Sula..

dashnor sula bordi i ushqimit qeveria gjykata kushtetuese

EMISIONET