Baçi paralajmëron socialistët: Nuk do e kaloni kaq kollaj! S’mund të tërhiqni zvarrë parlamentin

Deputeti demokrat Luan Baçi ka marrë fjalën sot në seancën plenare, por kryetarja e Kuvendit ia ka ndërprerë atij disa herë, duke i thënë se nuk po i përmbahet procedurës.

Baçi u shpreh se skandalin që ka përfshirë Edi Ramën me ish-zyrtarin e FBI, nuk do të mund ta kalojnë kaq kollaj.

Pjesë nga debati Baçi-Nikolla në Kuvend

Luan Baçi: Sekretariati i votimit dhe Etikës, i kërkuam të vinë deputetët që kanë firmosur deputetët që kanë firmosur për përjashtimin tanë. Tani vijnë 6-7 deputetët të maxhorancës, dhe na përjashtojnë.

Lindita Nikolla: Nuk mund të tërheqim zvarrë parlamentin, do ta ndërpres fjalën, përmbahuni procedurës.

Luan Baçi: Ju nuk e kuptoni dhe bëni sikur nuk e kuptoni… Na përjashtoni, sepse...

Lindita Nikolla: U ndërpres fjalën, ju lutem përmbajuni procedurës.

Luan Baçi: Vijmë këtu dhe kërkojmë Komision Hetimor për çështjen e Ramës dhe ju nuk pranoni, as për mocion me debat, as për interpelancë. Kërkojmë të drejtat tona, ju nuk na i realizoni. Çfarë duhet të bëjmë sipas jush? Skandalin që keni me Ramën dhe McGonigal, nuk keni për ta kaluar aq kollaj.

fbi skandali luan baçi kuvend lindita nikolla

EMISIONET