Noka: Skandali Rama-McGonigal, më i madhi pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha

Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi në protestën para parlamentit se Edi Rama është i kapur në flagrancë. Noka tha se deputetët e PD-së po kërkojnë të përcjellin zërin e qytetarëve në seancë dhe ky zë po ndalohet.

Sipas tij,  skandali Rama-McGonigal, është skandali më i madh, gjesti më antiamerikan që mund të kishte realizuar një qeveri që pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha.

“Edi Rama është i kapur peng, është i kapur në flagrancë. Po kërkojmë të drejtën për të folur. Një e drejtë që është fituar në dhjetorin e vitit 1990. Ne po kërkojmë të përcjellim zërin tuaj këtu dhe ky zë po ndalohet.

Ku është thelbi i këtij poshtërimi që Edi Rama po i bën parlamentarizmit. Ai u kap në një veprim kundër partnerit tonë strategjik, skandali Rama-McGonigal, është skandali më i madh, gjesti më antiamerikan që mund të kishte realizuar një qeveri që pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia”, deklaroi Noka.

Noka: Skandali Rama-McGonigal, më i madhi pas prishjes së

edi rama flamur noka proteste skandali mcgonigal pd kuvend

EMISIONET