Meta tregon bisedën me ish-ministren socialiste: Rama i kërkoi të bëhej ambasadore e SHBA, i thashë kujdes se po ta fut

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar protestës së PD-së përballë Partlamentit.

Ai tregoi një bisedë me një ish-ministre socialiste ku sipas tij, Rama i kishte kërkuar të bëhej ambasadore e SHBA sepse e donte atje.

Ilir Meta: Së bashku me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vedni më shumë se ccdo pushtues i huaj. Ka patur disa pushtues që kanë lënë disa vepra të mira, kurse ky sekt i ka bërë vetëm dëme shtetit e interesit kombëtar. Unë vij nga PS-ja edhe socialistët e ish-socialistët e dinë shumë mirë.

Duhet ët them një histori se si u katandis ky parlament që përjashtohet Spaho, Shehu, e deputetë të nderuar për një fjalë goje. Po sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë por dhe sepse e ka shuajtur edhe atë PS që ekzistonte, e ka fshirë.

Në 2017 më erdhi një zonjë e nderuar socialiste, ish-ministre, ska nevojë për emër. Më thotë mqs ti je zgjedhur për president a ke ti kundërshtim të shkoj ambasadore në SHBA. Jo i thashë unë. Po dhe unë s'dua po më thirri Edi e mu përgjërua e më tha të dua ambasadore në Amerikë. Po ta fut Edi se mos nuk të do deputete, se ajo ngrinte probleme.

Ajo zonjë as ambasadore nuk u bë, as anëtare e asamblesë.

EMISIONET