Berisha: Trafikanët e kukulla të Ramës u kanë bllokuar deputetëve të drejtën për Komisionin Hetimor
Kreu i PD-së Sali Berisha i është bashkuar sot protestës së thirrur nga PD-ja para parlamentit.
Sali Berisha: Në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga Krimministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale. Në këtë protestë ku ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë por dhe jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo që ndodhet, por konsideron Ramën dhe ministrat e tij si armiq të egër të qenies sonë, demokracisë e miqve tanë. Për të gjithë qytetarët, të dinë se kjo protestë është një mbrojtje e Kushtetutës që në nenin 70 garanton deputetit krijimin automatik të Komisionit Hetimor për probleme që këta burra e gra gjykojën se duhet të hetojnë.
Trafikantë dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Ramës bllokojnë këtë të drejtë deputetëve të Opozitës. Vendosëm hetimin e udhëtimeve të Edi Ramës, që shpenzoi mbi 22 mln euro në 137 fluturime.