Amendimet në ligjin për koncensionet, Tabaku: Rama i ka dhënë tituj strategjikë oligarkut rus në dosjen “McGonigal”

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku prezantoi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisinr katër amendimet e sah për ndryshimet ligjore për kontrollin e kontratave për koncesionet dhe PPP-të.

Ajo tha se propozimet kanë të bëjnë me rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të raporteve financiare e deri te lufta kundër pastrimit të parave.

Tabaku theksoi se qeveria shqiptare si pasojë e mungesës së pikave ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.

“Ne kemi dëgjuar këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse.

Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama”, u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska ka fituar nën qeverisjen “Rama”.

Tabaku vlerëson si element kyç transparencën, mungesa e së cilës, sipas saj ka prodhuar korrupsion e për rrjedhojë ka hequr mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.

“Ligji i parë është ligji për komisionet hetimore; ligji i dytë është ligji për koncensionet dhe partneritetin publik privat, që po diskutojmë sot; ligji i tretë është për prokurimet publike dhe private; ligji i katërt është për rregullimin e territorit; dhe i fundit është për investimet strategjike.

Lidhur me prokurimet publike dhe private KLSH ka gjetur një dëm prej 8 miliardë eurosh që është sa buxheti i dy viteve, barra më e rëndë për buxhetin e shtetit është ajo që të bëjë me PPP-të dhe koncensionet, që kanë arritur në një vlerë që sot llogaritet në 2.2 miliardë eurosh.

Problemi më këtë fushë janë ligjet speciale, dhe një sërë problemesh kanë ardhur si pasojë e këtyre ligjeve speciale. Në parlament kanë kaluar 12 ligje të cilat targetojnë një sektor apo një kompani të veçantë, që në gjykimin tim është në shkelje të marëveshjes së MSA-së dhe për ta luftuar duhget vullnet politik. Në garat publike nuk duhet të ketë kompani off-shore.

Apo siç jemi vënë në dijeni ditët e fundit ku nga qeveria janë vendosur kompani ruse të cilat duhej të ishin të sanksionuara dhe kjo nuk do mund të ndodhte nëse do të kishim një shtet që funksiononte normalisht”, u shpreh Tabaku.

Oleg Deripaska ka qenë një nga punëdhënësit e Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të arrestuar dhe i akuzuar ndër të tjera edhe për sajesën e lobimit rus ndaj PD-së në SHBA me porosi të kryeministrit Edi Rama.

edi rama charles mcgonigal qeveria oleg deripaska jorida tabaku koncensionet ppp

EMISIONET