Alimehmeti: Fati i Tiranës në duart tuaja, nuk mund të vazhdohet më në të njëjtën rrugë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Alimehmeti, kandidat për Këshillin Bashkiak duke folur për një fitore të Belind Këlliçit në Tiranë u shpreh se gjërat nuk arrihet lehtë.
Ai tha se janë të gjitha të dhënat se çfarë na ka ndodhur dhe nëse vazhdohet në të njëjtën rrugë nuk duhet të quhemi më komunitet.
Alimehmeti: Ne duhet të pranojmë, sepse gjërat nuk arrihen lehtë, por me punë dhe duke pasur në mend që ne e kemi slogan; Fati i Tiranës është në duart tuaja. Ne i kemi të gjitha të dhënat se çfarë na ka ndodhur, dhe nëse vazhdojmë në të njëjtën rrugë nuk duhet të quhemi më komunitet.