Përçarja vazhdon, PD me 2 kandidatë në 14 maj. Dalin emrat e Alibeajt për Vaun e Dejës dhe Patosin

Përçarja vazhdon, PD me 2 kandidatë në 14 maj. Dalin emrat

Enkelejed Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duket se do i ulin armët ndaj njëri-tjetrit, pasi nga dita në ditë përçarja e Partisë Demokratike sa vjen e thellohet, ku përfaqësimi i opozitës me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit është i pashmangshëm.

Kjo pasi grupimi i Alibeajt ka vendosur të dërgojë listë të veçantë të kandidatëve në KQZ, ku përballë do të ketë jo vetëm kandidatët e Partisë Socialiste, por edhe ato të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për bashkitë e Vaut të Dejës dhe Patosin, ku griupimi i alibeajt njofton se do të jenë në garë me dy zonja të nderuara.

Konkretisht, për bashkinë e vaut të Dejës mësohet se Klomentina Drini është kandidatja e Alibeajt që do të përfaqësojë  në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini është pasardhëse e një familje të nderuar dhe që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist.

Kandidatja e PD për zgjedhjet e 14 majit ka përfunduar studimet e larta në degën e Informatikës, ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.

Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.

Për Patosin, Alibeaj ka caktuar se do të garojë mësuesja Pranvera Rizai, e cila pretendohet se hyn në garë për të sjellë ndryshimin në bashki.

Rizai rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist dhe prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG-së të Patosit.

Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD-së në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe  së fundmi si mësuese pranë shkollës "Meleq Gosnishti", Patos.

EMISIONET