Akuzat ndaj Kryemadhit, Vasili: Rama dhe Veliaj nuk kanë këllqe të përballen me opozitën, sajojnë lajme fake

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një intervistë për Ora News përgënjeshtroi akuzat ndaj Kryemadhit për financime ruse.

Sipas tij Rama dhe Veliaj të frikësuar nga gara e 14 majit sajojnë lajme fake.

Vasili: Lajm i rremë dhe asgjë më shumë. Ngaqë përfundimisht Edi Rama bashkë me Erion Veliaj e kanë shumë të qartë se nuk kanë këllqe të përballen me opozitën dhe e kanë humbur këtë sfidë sepse nuk kanë asgjë për çfarë të krenohen dhe mburren përveç gjëmës që i kanë bërë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë shpikin lajme që kanë gjithësej një orë jetë dhe asgjë më shumë. Ishte një fake neës më pak se qesharak.

Qeveria ndërkohë ka ndërmarrë aksione elektorale javët e fundit, ku veç tenderave të shumtë në prag të fushatës zgjedhore dhe kthimit të basteve online, në kundërshtim me kodin zgjedhor po flet për rritje pagash dhe bonus për pensionet.

Vasili: Kodi zgjedhor nuk thotë që qeveria duhet të shpërdorojë pushtetin në zgjedhjet qëndrore dhe mund ta shpërdorojë pushtetin në zgjedhjet lokale. Dispozita ka vetëm një kuptim në frymë dhe germë që qeverisja kushdo qoftë të mos përdorë pushtetin për të influencuar votën e qytetarëve. Është dëshpërim. Pensionistët e dinë sa janë 50 mijë lekë të vjetra, shumë më pak se një javë shpenzime, nuk dalin as për barnat e muajit.Të gjithë presin nga një qeveri e përgjegjshme që mbështetjet të jenë të vazhdueshme dhe të përmuajshme. 50 mijë lekëshi jo vetëm është qesharak por një lëmoshë nga qindrat e milionëve që u rrëmbyen dhe vodhën qytetarëve.

Vasili komentoi edhe denoncimin e sotëm të PD, e cila akuzoi Ministrinë e Brendshme ka manipuluar listat duke zhvendosur 35% të zgjedhësve në adresa që i di qeveria.

Vasili: Jemi në sinkron të plotë me PD. Është një shqetësim shumë i rëndësishëm, një gjë shumë negative që Rilindja është përpjekur të bëjë vazhdimisht në zgjedhje, të bëjë lëvizje për të kompensuar ato që i konsideron dëme elektorale. Por çfarëdo truku të bëjnë, shqiptarët mbi 85% e tyre e kanë marrë vendimin prej kohësh që ti përzënë këta nga pushteti, është një vendim ka kthim. Një votë masive opozitare nuk i shpëton dot këta çfarëdo që të bëjnë.

EMISIONET