ADMINISTRATA NË AKTIVITETET POLITIKE/ Opozita tek Ligjet: Shqetësim edhe në Ibar. Ministrja: Pas pune të lirë
Pjesëmarrja e punonjësve të administratës në aktivitete politike shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve, ku opozita e cilësoi shqetësim të reflektuar edhe në raportin IBAR.
Ministrja Adea Pirdeni u përgjigj se ligji nuk ndalon pjesëmarrjen e zyrtarëve në aktivitete politike pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.
Pjesëmarrja e punonjëse të administratës publike në aktivitete politike nxiti debate në Komisionin e Ligjeve dëgjimore mbi raportin vjetor të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike
Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se ky shqetësim I opozitës u reflektua edhe në raportin IBAR për Shqipërinë.
Ministrja e Antikorrupsionit dhe Administratës Publike, Adea Pirdeni, I ktheu përgjgje duke cituar ligjin, që nuk ndalon asnjë zyrtar që të marrë pjesë në aktivitete politike pas orarit zyrtar.
Përfaqësuesit e opozitës gjatë diskutimit kërkuan rregullim ligjor në mënyrë që të arrihet depolitizimi i plotë i administratës publike, në kohën kur vendi po ecën drejt anëtësimit në BE
