Vijon protesta/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, Stresi i pranishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 18:32

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi “Skënderbej” , drejt Kryeministrisë të cilët protestojnë prej 11 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ditën e sotme në 10 qershor është thirrur një protestë mbarëkombëtare.
I pranishëm në protestë ka qenë edhe reperi, Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi.
Kjo është protesta më madhështore, më qytetare që prej 11 ditësh , me qëndresë e vendosmëri qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

