Omar Artan humb Botërorin: Më ndaluan të hyja në Amerikë!

Omar Artan humb Botërorin: Më ndaluan të hyja në

Një histori e pazakontë ka shoqëruar nisjen e Botërorit, teksa gjyqtari somalez Omar Artan nuk arriti të bëhej pjesë e turneut pas refuzimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara.

34-vjeçari pritej të hynte në histori si somalezi i parë që do të gjykonte në fazën finale të një Kampionati Botëror, por ëndrra e tij mori fund në aeroportin e Miamit. Autoritetet amerikane nuk e lejuan të hynte në vend, pavarësisht se ai dispononte pasaportë diplomatike dhe vizë amerikane.

Pas kthimit në Somali, Artan nuk e fshehu zhgënjimin e madh për atë që ndodhi.

“Jam shumë, shumë i dëshpëruar. Kam pasur letrat e duhura dhe çdo gjë. Kam pasur vizën e duhur. Jam thjesht një gjyqtar futbolli që mundohet të jetojë ëndrrën e tij, ëndrrën më të madhe të jetës, të vijë në Kupën e Botës”, deklaroi ai.

Gjyqtari somalez la të kuptohet se vendimi mund të ketë lidhje me origjinën e tij, duke shtuar: “Mendoj se kanë probleme me vendin tim”.

Ngjarja ka ngjallur reagime në botën e futbollit, ndërsa mbeten të paqarta arsyet zyrtare të refuzimit të hyrjes së tij në SHBA.

EMISIONET