Këngëtari Arben Sinoni: Dasmat kanë ndryshuar, por disa tradita nuk janë harruar
Këngëtari Arben Sinoni ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku ndau mendimet e tij për ndryshimet që kanë pësuar dasmat shqiptare ndër vite.
Ai u shpreh se shumë zakone të dikurshme po zbehen ose po zhduken, megjithatë një prej momenteve më të bukura të traditës vazhdon të ruhet.
Sipas këngëtarit, përgatitja e dhëndrit në shtëpi, e shoqëruar nga muzika live dhe këngët tradicionale, mbetet një nga momentet më emocionuese të dasmës shqiptare.
Ai vlerësoi faktin që, pavarësisht modernizimit të ceremonive dhe përdorimit të DJ-ve, kjo traditë vazhdon të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi, duke i dhënë dasmës një atmosferë autentike dhe të veçantë.
Ndiqni emisioni e plotë:

