Bill Ford paralajmëron industrinë amerikane: SHBA nuk mund t’i mbajë përgjithmonë jashtë makinat kineze

Bill Ford paralajmëron industrinë amerikane: SHBA nuk mund t’i

Kryetari Ekzekutiv i Ford, Bill Ford, ka paralajmëruar prodhuesit amerikanë të automjeteve se duhet të përgatiten për një konkurrencë më të fortë nga kompanitë kineze të makinave.

Sipas tij, tarifat dhe kufizimet rregullatore nuk do të jenë një zgjidhje afatgjatë për të penguar hyrjen e automjeteve kineze në tregun amerikan.

Ford ka theksuar se prodhuesit vendas duhet të fokusohen në zhvillimin e makinave më cilësore, më inovative dhe më konkurruese në çmim, pasi kompanitë kineze kanë bërë përparime të mëdha në teknologji dhe proceset e prodhimit.

“Ne nuk mund t’i mbajmë përgjithmonë jashtë makinat kineze”, është shprehur Bill Ford, duke kërkuar një strategji afatgjatë industriale në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur sektorin e automobilave.

Kompania Ford po punon ndërkohë për një kamionçinë elektrike më të përballueshme, e cila pritet të prezantohet në treg në vitin 2027.

Sipas drejtuesit të kompanisë, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur konkurrencës kineze nuk është mbrojtja përmes kufizimeve, por krijimi i automjeteve që mund të rivalizojnë me sukses produktet e prodhuesve aziatikë./Telegrafi

EMISIONET