“11 Maji”/ Më 11 janar nis procesi i regjistrimit të emigrantëve, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në qarqe
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e të hënës Kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë.
Mbledhja u zhvillua në selinë rozë dhe është dyta për vitin e ri 2025, pas asaj të së hënës, ku u vendos që Eduard Shalësi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon, i cili është bashkuar me grupin e drejtuesve të Tiranës, kjo dhe për shkak të boshllëkut të krijuar nga largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i PS-se se kryeqytetit.
Këtë vit për herë të parë do të votojnë dhe shqiptarët e diasporës, nga vendet ku jetojnë.
Në këtë kuadër më 11 janar nis procesi i regjistrimit të emigrantëve që duan të marrin pjesë në votime, ndërsa Rama i ka caktuar porosi të vetëve që të identifikojnë nëpërmjet një regjisitri të gjithë votuesit jashtë territorit shqiptar.
Vota e diasporës ka qenë në fokus të diskutimeve të mbledhjes së kryesisë së PS.
Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhimin e të gjithë aktorëve të PS për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje.
Gjithashtu është diskutuar dhe angazhimi dhe organizimi i punës në terren nga drejtuesit e qarqeve.