“Vrasje shtetërore”, Manja çon “21 Janarin” në SPAK: Ka një provë të re, hetoni ata që dhanë urdhrin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një dalje për mediat lajmëroi se ka bërë gati padinë të ngritur siç tha ai në prova të reja për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku në bulevardin para Kryeministrisë u vranë 4 protestues të opozitës socialiste në atë kohë.

Manja i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë provën e re të depozituar nga PS-ja, ndërsa theksoi se duhet të merren në pyetje ata që dhanë urdhrin për të qëlluar Garda e Republikës.

“Ish-komandantin e gardës së Republikës, por dhe zinxhirin e gardës, që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë dretjësi ër 21 Janarin. 21 Janari nuk është hetuar asnjë ditë.

Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se ka pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në datën 21 janar të vitit 2011. I takon prokurorisë që të marrë këtë provë të re dhe të nisë hetimet një orë e më parë për vrasjen shtetërore.

Familjarët e viktimave në radhë të parë, por dhe qytetarëve, ku 4 qytetarë të pafajshëm u qëlluan nga dritaret dhe tarraca e Kryeministrisë. Ish-kryeministri Berisha për 12 vite me radhë ka deklaruar se protestuesit në bulevard i vrau Garda e Republikës, që mbrojti kryeministrinë nga 4 qytetarë me duar në xhepa, që sipas atij kishin ardhur ta rrëzonin nga pushteti.

Presim nga SPAK që të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje, që nuk janë thirrur asnjë ditë nga organi i akuzës dhe të zbardhë të vërtetën. 21 janari nuk ishte krim i rëndomtë, ishin vrasje të pastra shtetërore.”, tha Manja.

“Vrasje shtetërore”, Manja çon “21 Janarin”

“Vrasje shtetërore”, Manja çon “21 Janarin”

EMISIONET