"Tërmet" në kutitë e votimit/ Kandidatët e PS-së rikthejnë shifrat e udhëheqjes së Partisë së Punës
Gara e 14 majit ka sjellë rezultate që nuk shiheshin thuajse prej periudhës së diktaturës në Shqipëri.
Tepelena ndonëse me vetëm 5 mijë vota të hedhura në kutinë e kryetarit dhe Dropulli në thuajse në po të njëjtin numër zgjedhësish, duket se kanë shënuar shifra tronditëse.
Kështu Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 përqind ndaj kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Sokol Guga e në Dropull diferenca është në 81 përqind.
Mbi 70 përqind PS ka marrë në Poliçan, Përmet, Gjirokastër, Librazhd,Vorë, Cërrik dhe Vlorë.
Ndërsa nga 67 deri në 69.97 përqind mazhoranca mori në Patos, Shijak dhe në Maliq.
Por duket se garë ka dhe mes vetë demoktatëve.
Sipas rezultateve të KQZ në Dimal dhe në Mallakastër kandidatët e Alibeajt janë para forcës politike të përfaqësuar nga Berisha, Meta dhe Dule.
Por nëse opozita do të bashkohej do të mund të merrte këto dy mandate ashtu si edhe në Finiq ku Bashkë Fitojmë për pak vota mund të merrte kryebashkiakun.
Tashmë do të jetë numërimi i fletëve të këshilltarëve që do të shënojë një tjetër garë mes palëve, këtë radhë për numrin e anëtarëve që do të ketë secila palë, edhe pse pjesëmarrja në total ishte tejet e ulët, duke shkuar në rreth 42 përqind.
Rezultatet
Tepelenë 82.67 përqind Tërmet Peçi ndaj Sokol Gugës
Dropull 81.25 përqind Dhimitraq Toli ndaj Thanas Manekës
Poliçan 78.87 përqind Adriatik Zotkaj ndaj Florian Qamës
Përmet 76.98 përqind Alma Hoxha ndaj Edmond Kominos
Gjirokastër 76.47 përqind Flamur Golemi ndaj Florian Lanit
Librazhd 74.45 përqind Mariglen Disha ndaj Shefki Çotës
Vore 73.52 përqind Blerim Shera ndaj Indrit Hoxhës
Cërrik 71.20 përqind Andis Salla ndaj Servet Duzhës
Vlora 70.55 përqind me 17 mijë vota para Ermal Dredha ndaj Hysni Sharrës
Patos 69.97 përqind Fation Duro ndaj Sofije Alushaj
Shijak 69.74 përqind Elton Arbana ndaj Rezeart Tushës
Maliq 67.45 përqind Gëzim Topçiu ndaj Alfred Gegës