Një infermiere dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur në Sarandë, ku autoambulanca e spitalit u përplas me një mjet tjetër, Aksidente u shënuan edhe në Berat e Bilisht.

Një infermiere e spitalit të Sarandës mbeti e plagosur në gjendje të rëndë pasi autoambulanca e spitalit lokal u përplas me një mjet tjetër, siç tregon edhe kjo fotografi.

Ngjarja u shënua rreth orës 04:21 minuta.

Goditja ka qenë e fortë e  për pasojë mjeti përfundoi në ambientet e një lokali.

Infermierja Adelina Rezvani mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.

Aksidenti ne Sarande,nga nga perplasja u demtua lokali

Ndërkohë shoferi i autoambulancës dhe drejtuesi i mjetit tjetër kanë mbetur të plagosur më lehtë.

Burimet thanë se autoambulanca ishte në kundravajtje, ndërsa po dërgonte infermieren në shtëpi pasi ishte thirrur gjatë natës në pune për të asistuar një lindje.

Ne foto: Demet e shkaktuara nga aksidenti

Dy persona ndërkohë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në Berat.

Ata po udhëtonin me biçikletë në kohën kur u përplasën nga një furgon.

Dy burrat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal në Berat.

Një aksident u shënua edhe Bilisht, ku një makinë doli nga rruga për shkak të shpejtësisë, e për pasojë shoferi ka mbetur i plagosur lehtë.