Përtej arsyes kundrejt besimit
Tetë vjet më parë, Papa Benedikti i XVI mbajti një fjalim në një nga universitetet gjermane, i cili bëri bujë në botën islame.
Fjalimi i tij u dënua publikisht në Turqi dhe Pakistan, nxiti sulmet ndaj kishave në Bregun Perëndimor dhe Gaza; dhe ndoshta kjo çoi edhe në vrasjen e një murgeshë në Somali.
Leksioni nxiti udhëheqësit myslimanë dhe të krishterë në të gjithë botën të fillonin një seri bisedimesh me shpresën se provokimet e paqëllimshme mund të shmangen në të ardhmen. Është një reflektim i trishtuar për gjendjen aktuale të Lindjes së Mesme që disa njerëz, sidomos katolikët konservatorë, shprehen se historia po hakmerret ndaj Benediktit.
Prestigjozja The Economist sjell një analizë të impaktit që ka fjala akademike në realitet dhe sa e kuruar duhet të jetë ajo në publik.
Por Çfarë tha Papa saktësisht?
Disa pjesë të fjalimit të tij ishin thuajse me tone sentimentale.
Papa shprehu mendimet e tij si një dijetar gjerman, i njohur në pjesën më të madhe të jetës së tij si Joseph Ratzinger, i cili për një moment të shkurtër gjeti veten përsëri në botën e akademisë gjermane, ku ai kishte kaluar vitet e tij më të mira.
Frymëzuar nga kjo, Benedikti u zhyt në ujëra të thella: në balancën mes besimit dhe arsyes në krishterim dhe islam, dhe implikimet e këtyre marrëdhënieve në paqe dhe dhunë.
Për të krishterët, ai tha se Zoti nuk mund të ishte më i arsyeshëm dhe kurrë nuk do të mund të bekonte dhunën si një mënyrë besimi tek njerëezit.
Për myslimanët, ai tha të kundërtën, që Zoti ka kapërcyer të gjitha kategoritë dhe për këtë arsye ka qenë subjekt i pa limit.
Benedikti citoi fjalët e një perandori bizantin, i cili ka deklaruar se profeti i Islamit kishte sjellë në botë "gjëra vetëm të këqija dhe çnjerëzore.
Papa vazhdoi të thotë se martesa mes besimit dhe arsyes, ndërmjetësuar përmes filozofisë greke, ishte një tipar thelbësor i krishterimit.
Disa teologë modernë thonë se të mendosh është një gabim dhe se Krishterimi mund të jetë zhveshur nga kreditet helene për tu reduktuar në një bërthamë të mirëfilltë.
Krishterimi në thelb është i arsyeshëm, gjë e cila nuk vlen për islamin. Këto janë hendeqe të mëdha ndryshimi për çdo teolog apo historian që navigon në religjon. Në çdo fe besohet në shpalljen hyjnore, në idenë se në disa momente Zoti zbërthen të vërtetat e tij dhe të universit.
Pikërisht në këtë pikë ka një përplasje mes besimit dhe arsyes. Të krishterët dhe myslimanët kanë gjetur mënyra të ndryshmë mbi këtë dilemë. Mbase është e vërtetë që islamikët në këtë balancë i mëshuan më shumë shpalljes hyjnore, kurse krishtërimi ashtu siç u shfaq në botën perëndimore, i ka mëshuar më shumë arsyes.
Por kjo nuk i bëri perëndimorët të sillen në mënyrë më paqësore. Gjatë shekujve, mendimtarët myslimanë kanë elaboruar shumë idenë e arsyes në besim, duke përfshirë edhe arsyen e Perëndisë, ndërkohë tekstet e krishtera, përfshirë edhe dhiatën e re shkruajnë se perëndia mund të bëjë të pakuptimtë çdo gjë që kalon në trurin dhe inteligencën e njeriut. Ironikisht, është pikërisht kjo që mendimtarët myslimanë e të krishterë duhet të bisedojnë në mënyrë të civilizuar.
Por ata nuk përballen me dilema të përbashkëta intelektuale, dhe ndërveprimi i tyre mund të jetë konstruktive , por edhe shkatërrimtar. Jo të gjitha shkëmbimet mes Krishterimit dhe Islamit në epokën mesjetare ishin aq gërryese siç ka deklaruar perandori bizantin, i cituar nga Benedikti.
Dështimi i madh i Papës ishte takti dhe përgjithësimi i islamit, duke mos lënë burimet të flasin vetë. Për çdo dëgjues mysliman, toni i tij dukej "orientalist" dhe mospërfillës. Por një përfundim i tërthortë, inspiruar ng ky lekesion i Papës, ishte iniciativa e titulluar fjala që na bashkon, lancuar në vitin 2007 nga dijetarët myslimanë, të cilët ftonin besimtarët e krishterë për të debatuar mbi temën dashuria për fqinjin dhe zotin, debat i cili vijon ende në universitetet si Yale dhe Cambridge.
Ju mund të thoni se asgjë nga këto nuk i ndihmon njërëzit e kërcënuar nga Al Kaeda dhe shteti islamik në Irak dhe Siri. Por deklaratat e gabuara në botën akademike kanë një ndikim negativ në realitet. Do të ishte pozitive të mendohej se e kundërta është edhe realitet, dhe se diskutimet e kota nuk janë më të mira se luftërat, por të paktën një e keqe më e vogël.
Shkrimi origjinal: Beyond reason versus faith
Perktheu Anjola Hamazai
