Përkeqësohet ndotja e ajrit në Kinë
Një pjesë e madhe e Kinës ndodhet për të gjashtë ditë me radhë e mbuluar nga smogu.
Të martën, leximet e materies PM2.5 – që është kyçe për matjen e ndotjes së ajrit – kanë arritur në 444 mikrogram për metër kub në qendër të Pekinit.
Kjo është për 16 herë mbi normën prej 25 mikrogram, që ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Këto matje në Pekin janë shënuar pavarësisht faktit se qyteti ka mbyllur fabrikat industriale, në përpjekje për t’u kthyer në normën prej 147 mikrogramëve të PM2.5.
Grimcat e vogla në ajër, mund të depërtojnë lehtë në mushkëri, dhe ato ndërlidhen me vdekjen e parakohshme të qindra mijëra njerëzve në Kinë.
Në përpjekje për të qetësuar opinionin publik, presidenti Xi Jinping është fotografuar të martën duke ecur në rrugë, pa maskë mbrojtëse, derisa po shkonte në një restorant në Pekin.
Një burrë nga krahina Hebei, është bërë personi i parë që ka paditur shtetin për dështimin e tij që të ndaloj ndotjen e ajrit.
