Përgjimet e publikuara nga Ora News vënë në lëvizje SPAK, Kraja: Do kontaktojmë me autoritetet italiane

Përgjimet e publikuara nga Ora News vënë në lëvizje

Përgjimet e Antimafias italiane të publikuara në Ora News ku të akuzuarit si pjesë e klanit Ndragheta në Itali bisedojnë për leje ndërtimi ne Tiranë, apo tendera në shëndetësi, nuk kanë kaluar në heshtje për autoritetet shqiptare të drejtësisë. 

I pyetur nga Rtv Ora nëse do të nisnin apo jo një hetim në lidhje me keto përgjime, kreu i SPAK, Arben Kraja, është shprehur se hetimi është nisur në Itali por SPAK do të do kontaktojë me autoritetet italiane për të parë se çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe me pas do vendosin nëse do të regjistrojnë apo jo procedim.

"Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autoritetet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do  të vendosim."

Në materialet e siguruara nga Ora News personat nën hetim në Itali shprehen se korrupsioni në Shqipëri është i lartë dhe i ngjason situatës në Kalabrinë e viteve 1960.

Po ashtu ata flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe krerë të lartë të qeverisë, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror.

Europarlamentari, Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime, ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

LEXO EDHE

EKSKLUZIVE/ Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Vendi Lajme SPAK Kronike mafia ne tirane pergjimet e antimafias

EMISIONET