Përfundon dashuria mes Barbaras dhe Patos
Përfundon historia e dashurisë mes futbollistit Pato dhe vajzës së presidentit të ekipit të Milianit, Barbara Berlusconi.
Sipas revistës ‘Chi’, Barbara ka vendosur të përfundojë marrëdhënien me ish-futbollistin e këtij ekipi, aktualisht tek Corinthias në Brazil.
Në javët e kaluara Barbara ishte fotografuar në Sardenjë me Paton dhe kishte siguruar se nuk kishte asnjë problem mes tyre, por duket se distanca ka bërë të vetën.
Edhe vetë Pato ka konfirmuar lajmin nëpërmjet Twitter-it: “Pas dy vitesh e gjysmë dashurie dhe shumë gjërash të bukura, distanca i dha fund marrëdhënies.”
Ndërsa Barbara është shprehur: “Është e vërtetë, por nuk kam asnjë koment për të bërë. Është jeta ime private.”
