PR mbledh Konventën, Mediu: Bashkëpunimi i së djathtës të bazohet në reciprocitet

PR mbledh Konventën, Mediu: Bashkëpunimi i së djathtës

Konventa e 6 e Partisë Republikane është shtytëzuar nga kreu i saj Famtir Mediu për ti dërguar një mesazh lidershipit demokrat, ti japë kësaj force politike rolin që i takon në koalicion, si partia e dytë më e madhe e së djathtës.

“Berisha foli dje për koalicionin e së djathtës, ne kemi qenë gjithmonë pro këtij projekti, por koalicionet duhet të zbatohen në suksesin e përbashkët jo me pazar, ne kemi kërkuar analizën e zgjedhjeve të 2009, Ne jemi partia e dytë më e madhe se së djathtës. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë ta le peng përfaqësimin e PR për cdo lloj koalicionit. Pa një bashkëpunim të mirë të së djathtës dhe vizion të përbashkët kjo fushatë do bëhej e vështirë. Thirrje për PD dh e partitë e djathta, koncepti i koalicioneve mbi atë çka kanë dhënë votuesit” deklaroi Mediu.

Duke u ndalur tek bllokimi i KQZ-së, Mediu tha se nuk ka dyshim se ky institucion është politik.

“KQZ është komision politik, pasi dhe dorëheqja e anëtarëve socialistë sic thekson qëndrimin politik. Ne kemi kërkuar vetëm zbatimin e ligjit që të jemi në proces zgjedhor dhe të administrojmë votën” tha kreu i PR-së.

Gjithashtu Mediu akuzoi edhe opozitën e cila sipas tij duke mos miratuar tre ligjet e kërkuara nga Brukseli bllokoi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për shkak të bllokimit të opozitës, shqiptarët humbën mundësinë për të qënë një hap drejt Bashkimit Europian si dhe do të garantonim qindra milionë euro nga fondet e BE-së. Tani për interesa politike dhe personale, Rama është i gatshëm ti votojë ato”tha më tej ai.

Në Konvetën e 6 të PR-së, Mediu tha se prioriteti i partisë që drejton mbetet prona.

Ne përfundim te konventes, në të cilën merrnin pjese edhe perfaqesues te strukturave lokale te partisë, perfaqesues te forumeve te rinise dhe gruas të PR-së, u rizgjodh me shumice unanime votash, kryetar i partiezoti.Fatmir Mediu.

EMISIONET