Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi që është dhe spitali Covid 2 .

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit  e cila ka falënderuar Shehajn duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë.

 “Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve. Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi.

Dhurimi i Shehajt jo vetëm që do të shpëtojë jetë, por është i vetmi rast ku sipërmarrës apo individë kanë dhënë ndihma për sistemin shëndetësor në këto kohë të vështira.

Respiratorët janë aparaturat jetike për mbajtjen në jetë të të sëmurëve rëndë, dhe numri i tyre në spitalet tona është i kufizuar ndërsa ka të sëmurë që kanë nevojë për to dhe nuk kanë mundësi.

Javët e fundit kanë shënuar një rritje të madhe të numrit të të  infektuarve, të përsonave të shtruar në spitale dhe fatkeqësisht të vdekjeve. Në spitalin COVID- 2 po trajtohen mbi 200 pacientë, disa në gjendje të rëndë.