Kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi, ka denoncuar një rast të paprecedentë të ndodhur në qytetin verior.

Ai ka publikuar videon, ku shihet sesi punëtori i firmës së kontraktuar nga Bashkia Lezhë, ushtron dhunë ndaj një qytetari.

Fillimisht në postimin e tij ai shkruante se burri që u dhunua ishte prift por më pas Kisha Ortodokse e mohoi duke sqaruar se personi në fjalë ishte qytetar thjesht dhe besimtar dhe sherri ka nisur për shkak të punimeve që bëheshin.

Më pas kjo u korrigjua edhe nga kreu i FRPD-së në postimin e tij.

Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin një shufre hekuri, sic duket në video.

“Qytetari Koço Kapedani rrihet nga punëtorët e firmës së kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkisë për “kryerjen e punimeve” dhe për dhunimin e qytetarëve.

Mirë se kjo firmë ka disa muaj qe e ka shkatërruar Lezhën dhe lagjet e saj(Besëlidhja,Gurra) dhe nuk mban përgjegjësi për afatin e kryerjes së punimeve, por tashmë ka filluar të dhunojë dhe qytetarët lezhjanë.

Institucionet heshtin, drejtësia fle gjumë ndërsa Bashkia Lezhë e ka mendjen të vjedhë qytetarët e saj”, shkruan Loçi në postimin e tij.