Palermo shkarkon trajnerin Gasperini
Pas Shkarkimit të teknikut të Romës, Zeman, nga drejtimi i verdhekuqve, radhën për tu larguar nga skuadra e ka patur trajneri i Palermos, Gasperini.
Pas një nate reflektimi, presidenti i skuadres Siçiliane, Zamparini, ka vendosur të shkarkojë trajnerin e skuadrës. Ky vendim i numrit 1 të skuadrës së Palermos ka ardhur pikërisht pas humbjes që skuadra e tijë rregjistroi në ndeshjen kundër Bolognias. Edhe pse Siçilianët arritën dy herë të kalonin në avantazh në fundin e 90 minutave, ata që rezultuan triumfues ishin lojtarët e skuadrës së Bolonjës. Jo vetëm kjo humbje por edhe rezultatet negative që ka shënuar Palermo në këto javë kampionati, kanë bërë që Presidenti Zamparini, të marrë një vendim të tillë për të shkarkuar nga detyra trajnerin, Gasperini.
Ky i fundit para se të drejtonte Palermon ka drejtuar edhe skuadrën e Interit ku u shkarkua nga Morati pikërisht për mungesë rezultatesh. Sipas mediave Italiane thuhet se për të marrë vendin e ish trajnerit Zikaltër, janë të gatshëm trajnerët Malesani e Marino. Këta dy alternativa janë më të mundshmet, ndërsa pritet që të mësojmë në mënyrë zyrtare se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës ku për 6 muaj ka luajtur edhe portier i kombëtares, Samir Ujkani.
