Ripërtypja e kazanit mediatik

Ripërtypja e kazanit mediatik

Mbrëmë në emisionin ORA e Betit të ORA Neës, mbllaçitej dhe ripërtypej çështja e agjentit të FBI-së, Charles F. MCGONIGAL dhe lidhjet me kryeministrin Edi Rama. 

Ashtu ripërtypej në të gjitha banaqet e kazanit mediatik shqiptar një natë më parë çështja e 21 Janarit, aspak me qëllimin për të zbardhur të vërtetën, apo për të bërë një analizë. Gazetarët dhe analistët i shikon se si mballiçiten dhe ripërtypen me agjendën që kanë sipas rastit për një grup politik, individ, sipas pagesës që marrin, përveç pagesës së gazetarit, por edhe për t’i shërbyer pagesës së shërbimeve të politikës apo bizneseve. Kjo vetëm gazetari dhe pavarësi nuk është.

Ky është një banditizëm patllakesh mediatike në shërbim të bandave politike, apo banditëve të oligarkisë kriminale ekonomike.

I tillë ishte mbrëmë edhe Poli Hoxha që gjatë gjithë kohës pretendonte se ka lexuar dosjen MCGONIGAL.

Ajo çka ai ka lexuar është  INDICTMENT (AKUZA) që është publike dhe shkrimi i “NY Times”. FBI dhe Prokuroria në Amerikë nuk është Prokuroria Shqiptare, apo qoftë edhe SPAK që i japin dosjet Poli Hoxhës.

Pasi ka thënë në fillim se: “Personi A është Agron Neza nga Tropoja, Qytetar Nderi i Tropojës. Është një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit që ka punuar deri në 1991-in kur kryetar i SHIK ka qenë Hirakli Koçollari. Ka pasur pozita të larta, pastaj për një ngjarje kriminale, për një incident ka shkuar në SHBA, ka kërkuar azil dhe jeton në Nju Xhersi”, më vonë, në minutën e 54 të emisionit, thotë: “Edhe zoti Neza ka lidhje nga e djathta dhe sidomos me rrethin e zotit Berisha shumë të forta dhe familjare mandaj mbahet dhe i djathtë edhe si familje.”

Agron Nezaj i biri i Bajram Nezës, ish-Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit Tropojë dhe vetë Agroni ish-oficer i Sigurimit dhe më vonë i SHIK dhe largohet pas një ngjarje kriminale për një incident ka shkuar në Amerikë, ky Poli Hoxha na thotë se është i djathtë dhe ka lidhje familjare me te djathtën.

Kuptojmë pra se çfarë çapaçulçimi ka në kazanin mediatik dhe konceptesh mbi të djathtën dhe të majtën që nuk ekzistojnë as si ideologji, as si doktrinë ekonomike, dhe as si shtrat historik dhe kulturor, por si targa makinash të vjedhura. Pra shikojmë edhe dëgjojmë se çfarë moskonsistence dhe koherence të rëndë ka ky Hoxha në ato që thotë vetë brënda një emisioni.

Kjo sepse si gjithë kazani ai mbllaçit dhe përtyp atë që i vënë në gojë bosat e politikës, apo oligarkisë kriminale financiare si shirit.

Po i bashkangjis këtij Hoxhës edhe atë që ai që quan dosjen që ka lexuar nga FBI apo prokurori të çështjes në Amerikë, që nuk është gjë tjetër vetëm se akuza (INDICTMENT) që është publike.

Për këtë kazan mediatik gazetaresk shqiptar si një BIG BROTHER që shfaqet çdo natë në ekranet televizive shqiptare do të perifrazoja FAN NOLIN:

Turbull turbull avullo,

digju zjarr kazan vëlo,

hundë turku mjekërr cjapi,

thonjë çifuti lesh harapi,

hidhi dhe pak gjak dose,

dhe pataj nakatose.

Shënim: LINKUN E DOSJES SE PUBLIKUAR NGA AUTORI MUND TA LEXONI KETU

charles mcgonigal fbi ilir demalia

EMISIONET