Demalia: Shqiptarët janë rëndë! Ushqimi kryesor- filmat turq, Big Borther, Përputhu dhe një tallava orientale

Demalia: Shqiptarët janë rëndë! Ushqimi kryesor- filmat

Ndërsa referon një thënie të publicistit të madh Faik Konica të shkruar 115 vite më parë, analisti Ilir Demaliaj vëren se edhe pse ka kaluar një kohë kaq e gjatë nga ato të vërteta të denoncuar nga Konica në atë kohë, demaliaj thotë se shqiptarët sot janë edhe më rëndë sa i përket mendësisë sociale në të cilën ata gjenden.

Përmes rrjeteve sociale, Demaliaj thotë se sot shqiptarët pas 115 vjetësh janë edhe më rëndë. Ushqimi kryesor: filmat turq, Big Borther, Përputhu dhe një tallava orientale turko-aziatike kulturore, sociale, politike e një rrumpallohonejë shoqërore.

Reagimi i Ilir Demaliajt

Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm (Albania 2, 1907) - Faik Konica!

Sot shqiptarët pas 115 vjetësh janë edhe më rëndë. Ushqimi kryesor: filmat turq, Big Borther, Përputhu dhe një tallava orientale turko-aziatike kulturore, sociale, politike e një rrumpallohonejë shoqërore.

Shqiptarët nuk e nisën këtë çmontim të kësaj mendësie para 115 vjetësh. Sot e kanë çimentuar dhe më fort dhe më thellë si mendësi, kulturë, dhe mënyrë të jetuari turkomaninë dhe orientalizmin  provincial të të menduarit, jetuarit, sundimit politik feudal dhe shërbëtorisë RAHJA si popull.

EMISIONET